Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar edhe nga drejtoresha e drejtorisë për Arsim dhe Edukim, znj Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë, morën pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve- 1 Qershorin të organizuar nga qerdhja ” Zërat e Ëmbël”.
Kastrati në këtë ngjarje përkushtuar më të vegjëlve ndër të tjera tha: ”Fëmijët janë buzëqeshja jonë e parë, janë motivi i jetës dhe përkushtimit jonë familjar e institucional, janë zërat më të ëmbël dhe janë pasuesit më të denjë për të nesërmen për ne, prandaj do të jemi si qeveri komunale, shumë të përkushtuar dhe do të përkujdesëm për t’u krijuar kushte edhe më të mira dhe do të punojmë për sa më shumë përfshirje të fëmijëve nëpër çerdhet tona, unë përgëzoi punëtorët mësimor në institucionet e çerdheve në komunën tonë dhe ju premtoi që do të punojmë fortë e të bëjmë edhe lokale përcjellëse për çerdhet, ku të përfshijnë edhe më shumë fëmijë, njëherit uroi, që të gjithë fëmijët në botë të jetojnë në paqe e liri pa dallim, kombi , besimi e race, të arsimohen plotësisht dhe të bëhen zot të vetëvetës e vendit të tyre, urime 1 Qershori të dashur fëmijë të vendit tim, të komunës time dhe gjithë fëjmijëve në botë”, Gëzuar dita juve!, përfundoi Kastrati.
Në këtë ngjarje edhe e para e arsimit të Komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, përgëzoi, fëmijët dhe ekipin e punues të çerdhës ”Zërat e Ëmbël”, prindërti dhe theksoi ”Sot, kur shohë fëmijët e gëzuar të moshave nga 1 deri në 4 e 5 vjeç, kur dëgjoi zërin e ëmbël të tyre duke recituar, kënduar e vallëzuar, shoh të ardhmen e sigurt, pra do të angazhohem për sa më shumë fëmijë të shkojnë në çerdhe, për këtë edhe po punojm të zgjerojmë infrastrukturën e objekteve, jo vetëm në qytetin e Malishevës, por edhe nëpër fshatrat e komunës , prandaj , gëzuar fëmijë dita juaj, ju jeni shpresa e vendit tonë”.
Në fund nga më të vegjëlit u shfaq një program i bukur, me recitime e vallëzime, si dhe për më të dalluarit, u ndanë mirënjohje nga djretoresha , Arbëreshë Krasniqi dhe drejtoresha e Çerdhës,
” Zërat e Ëmbël”.