Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, me rastin e 243 vjetorit të Pavarësisë së SHBA- së, përcjell urimet më të sinqerta popullit dhe shtetit amerikan.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë vlera dhe ideali i popujve që luftojnë për liri dhe demokraci ku do në botë dhe mbështesin popujt liridashës, siç e kanë mbështetur edhe popullin shqiptarë në të gjitha kohërat. Prandaj, ne do të jemi gjithmonë përkrah SHBA- ve. Amerika është zemra dhe jeta jonë! Në emër të qytetarëve të Komunës së Malishevës, pranoni urimet më të sinqerta, Zoti qoftë me Amerikën”, thuhet në urimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj.