Malishevë: 13 të shëruar dhe 6 raste të reja me covid

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shërua rnga covid-19, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e ISKHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 4214 raste, prej tyre 4021 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 106 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …