Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me Covid-19. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë me Covid-19, më 14 mars 2020, e deri më sot, me Covid-19, gjithsejtë janë regjistruar 2774 raste, prej tyre 2684 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë 5 raste.