Anëtari i Kryesisë së AKR-së, Naim Maloku, ka kritikuar
deklaratat e ministrit, Arban Abrashi, i cili veprimet e Vetëvendosjes i ka
krahasuar me ato të ISIS-it. Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, Maloku i ka kërkuar
kryeministrit, Isa Mustafa që t’i sqarojë disa gjëra. Duke i përkujtuar
thirrjet që i ka bërë i pari i Qeverisë për dialog, anëtari i AKR-së ka thënë
se ministri, Abrashi duhet të shkarkohet, në mënyrë që opozita dhe opinioni të
bindet se ftesa për dialog është e sinqertë. Maloku poashtu ka përkujtuar se “Vetëvendosja
është partia e tretë nga zgjedhjet e kaluara dhe njehërësh në opozitë”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …