Mamografi mobil edhe në Skenderaj

Njoftohen qytetarët e Skenderajt se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Koordinatorin nacional për Mamografi mobile Dr. Agim Bregaj, organizon kontrolla falas me mamograf mobil për qytetarët e Skenderajt.

Për shkak të interesimit të madh për kontrolla të mamografisë qytetarët duhet paraprakisht të bëjnë termine në QKMF, që nga data 17 qershor 2016.

Terminet për kontroll me Mamograf mobil behet 24 orë në ditë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Mamografi mobil do të filloj punën që nga e hëna më 20 qershor 2016, në hapësirën e QKMF-së në Skenderaj.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale fton të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë mamografi falas që ta bëjnë këtë me  mamografin mobil i vendosur në hapësirën e QKMF-së në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …