Mamografi mobil kryen 400 ekzaminime në Skenderaj

Mamografi mobil i vendosur që nga mesi i qershorit në QKMF në Skenderajt ka ekzaminuar 400 paciente të Skenderajt mbi moshën 40 vjeçe. Interesimi për kontrolla mjekësore me mamograf po vazhdon të jetë i lartë.

Sipas drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj, Enver Gashi, afati për qëndrim të mamografit mobil në Skenderaj do të zgjatet në mënyrë që sa më shumë paciente të mund të marrin shërbime nga kjo pajisje mjekësore.

Sipas përgjegjëses së mamografit mobil Shukrije Deliu-Gashi, interesimi për kantrolla mjekësore me mamograf ka qenë shumë i lartë dhe i tillë vazhdon të jetë. Sipas saj deri më tani kontrolla të mamografisë kanë kryer rreth 400 paciente nga të gjitha viset e Skenderajt, ndërsa janë në pritje edhe rreth 400 paciente të tjera.

Ajo ka sqarua edhe rëndësinë që ka ekzaminimi i hershëm i kancerit të gjirit, proces ky që kryhet me mamograf.

Mamografi mobil në Skenderaj ka filluar ekzaminimet që nga data 20 qershor, ndërsa të gjitha kontrollat janë bërë dhe po bëhen falas.

Mamografi mobil është blerë me iniciativë të Grupit të Grave Deputete të Parlamentit të Kosovës dhe kjo pajisje ka lëvizur në tërë territorin e Kosovës, ku ka kryer ekzaminime në luftën kundër Kancerit të Gjirit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …