Manifestimi protestues paqësor, më 1 Qershor 2023, në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve!

Manifestimi protestues paqësor, më 1 Qershor 2023, në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve!

Para Teatrit Kombëtar të Prishtinës, në shenjë dhimbjeje e kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashiste, studentet e fakultetit të edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës, me rastin e Një Qershorit (Ditës Botërore të Fëmijëve), organizuan një manifestim protestues paqësor, për ta shpreh njëherit edhe pakënaqësinë e radhës, ndaj organeve kompetente të Republikës së Kosovës, të cilat për 24 vite rresht, edhe pse kanë premtuar për ngritjen e OBELISKUT, që do të duhej të përfundonte më 1 qershor 2023, përballë aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, atë, në formë simbolike e ngritën studentet e fakultetit të edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës, si shenjë e përjetshme e kujtesës historike për ta. Faleminderit për përkrahjen e nevojshme dhe të domosdoshme logjistike Qendrës tregtare “Plus Center”, të Ferizajit, Mobilerisë së Fshatit Greme të Ferizajit “Profil Star” dhe Kompanisë “ArtStudio” të Prishtinës. Faleminderit medieve të shkruara dhe elektronike për interesimin e madh dhe përcjelljen e këtij Manifestimi protestues me korrektësi dhe dinjitet, me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve!

Nusret Pllana

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 3 prill 2025 do të kujtohen dëshmorët: Mustaf Çekaj, Arton Mehmetaj dhe Halit Coka

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega Deçan, njofton familjet e Dëshmorëve , invalidët …