Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Kurban Bajramin. Për qytetarët e Kosovës, manifestimi qendror për territorin e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi filloi në ora 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit ishte edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën e mbajti Bahri ef. Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Kurban–Bajramit u fal në ora 06:25 të cilit i priu Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, e BIK, Kryesia e BIK si tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranojë Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …