Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë është qëllim i dialogut. Ai deklaroi se procesi i dialogut ka bërë dhjetë vjet dhe tani është koha ku kërkohen rezultate konkrete. mNuk ka shkallë më të lartë të seriozitetit në këtë drejtim dhe po përfshijmë gjithçka në këtë drejtim”, tha Sarrazin. Gjermania ka qeveri të re dhe është një lloj vazhdimësie e qeverisë së kaluar, por ka disa theksime në politikën e jashtme. Rarrazin shpjegoi se ai merret me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por ka edhe zyrtarë të tjerë. Lajçak është kryesori dhe ne jemi ndihmësit për të kontribuar për aq sa në jepet mundësia”, sqaroi Sarrazin situatën aktuale me emisarët e caktuar për dialogun, Kosovë-Serbi.
