I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka komentuar hapin e parë të Qeverisë së Kosovës drejt shtensionimit të situatës në veri. Sarrazin ka thënë se reduktimi për 25 përqind i pranisë së policisë në dhe pranë objekteve komunale në komunat në veri, është hap pozitiv, por ka shtuar se nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e BE-së që i ka paraqitur në planin tre pikësh. “Duhet të them se është hapi i parë dhe është një hap pozitiv, por është vetëm një hap i parë i vogël dhe nuk ka përfunduar. Bashkimi Evropian ka vendosur një plan të qartë me trepikësh që nuk nënkupton prezencë të forcave speciale të policisë në veri dhe pranë ndërtesave komunale dhe ulja prej 25 për qind është një hap drejt kësaj, por qartësisht që nuk përmbush kërkesat e Unionit”, ka thënë Sarrazin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …