Manza vizitoi KFOR-in, informohet për situatën e sigurisë

Manza vizitoi KFOR-in, informohet për situatën e sigurisë

Zëvendësndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për operacione, John Manza, ka vizituar sot KFOR-in, si dhe është takuar me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Gjatë vizitës së tij, John Manza u prit nga gjeneral-major Giovanni Fungo, komandant i KFOR-it dhe u informua për zhvillimet e fundit mbi situatën aktuale të sigurisë dhe situatën socio-politike në Kosovë. Sipas një komunikate të KFOR-it, stafi i KFOR-it, veçanërisht vuri në dukje rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes, duke mundësuar kështu zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët në Kosovë. Manza gjithashtu u takua me ambasadorët e QUINT-it; Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë e Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe përfaqësues të Komunitetit Ndërkombëtar në Kosovë. Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis Organizatave të Komunitetit Ndërkombëtar dhe Institucioneve në Kosovë, për të përmirësuar, nëpërmjet dialogut, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …