Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se ia ka dorëzuar Zyrës së Kryeministrit, Ramush Haradinaj raportin rreth hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave Serbe me anë të të cilit njoftohet me punën e ekipit menaxhues, i cili është i ngarkuar për hartimin e statusit të këtij asociacioni. Dërgimi i Raportit është konfirmuar nga koordinatori i Qeverisë për dialog me Serbinë, Avni Arifi. Ai ka thënë se tani janë duke e shqyrtuar raportin dhe pasi ta analizojnë atë, do t’i japin vlerësimet e duhura. Ajo çka mund të them është se këta ekspertë do ta hartojnë një draft, i cili do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Asociacioni i Komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë në asnjë mënyrë nivel i tretë i pushtetit, por do të jetë Asociacion përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, ka theksuar koordinatori i Qeverisë për dialog me Serbinë, Avni Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …