Shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kolonel Ejup Maqedonci i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se Forca e Sigurisë së Kosovës gradualisht është duke ngritur kapacitetet luftarake për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se edhe ushtrimi “Defender Europe 21” ka rëndësi të shumëfishtë për FSK-në. Koloneli, Ejup Maqedonci ka sqaruar se “Defender Europe 21”, është një stërvitje që drejtohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, që është e dizajnuar për të renditur ndërveprueshmerinë dhe gatishmërinë operacionale, në mes të SHBA-së, vendeve partnere dhe vendeve të aleancës së NATO-s. Shtrirja e këtij ushtrimi është në tri zona kryesore: në rajonin Baltikut, në rajonin e Detit të Zi dhe në rajonin Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe vendi ynë. Për herë të parë në këtë stërvitje, Kosova është vend pritës i këtij ushtrimi, pra Kosova pret ushtrimin në territorin e saj dhe kryesisht ushtrimet në zonën e Ballkanit kanë të bëjnë me aspektin e mbrojtjes së territorit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …