Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shkruar se së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, kanë kërkuar nga strukturat përgjegjëse që të ndërmarrin hapat e duhur dhe të nevojshëm për të zgjidhur sfidat. “Për të adresuar këto sfida të përsëritura, unë, së bashku me Komandantin e FSK-së, kemi kërkuar që strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të ndërmarrin hapat e duhur dhe të nevojshëm për të zgjidhur sfidat lidhur me furnizimin dhe shërbimin ushqimor për personelin e FSK-së. Përmes këtyre veprimeve, synojmë të minimizojmë ndikimet negative në furnizim dhe shërbim, duke garantuar që situata të tilla të mos prekin më efektivitetin e përgjithshëm dhe performancën operacionale të personelit të FSK-së. Nëpërmjet këtyre masave, ne synojmë të forcojmë kapacitetet tona operacionale, duke garantuar që çdo pjestarë i FSK-së të marrë shërbimin e duhur dhe cilësor që meriton” ka shkruar ems tjerash, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …