Maqedonia e Veriut me një seancë zyrtare që do mbahet më 12 janar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, pritet të marrë nga Polonia presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë transmeton, Agjencia Abadolu. Në një deklaratë me shkrim nga OSBE-ja, janë përfshirë vlerësimet e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili thasë është përgjegjësi e madhe dhe krenari të marrësh presidencën e OSBE-së për vitin 2023. Qëllimi ynë do të jetë të përqendrohemi në parimet e Aktit Final të Helsinkit në përputhje me dobitë dhe nevojat e njerëzve. Ministri Osmani u shpreh me këtë rast se synojnë të arrijnë tek njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje, kryesisht në zonat e konfliktit. Ai më tej ka theksuar se “Ne e shohim OSBE-në si një ofrues të përhershëm në lehtësimin e krizave dhe mbështetjen e paqes. Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, Bujar Osmani tha se agresionit të filluar pa ndonjë arsye kundër Ukrainës, ashtu sikur trondit arkitekturën e sigurisë së Evropës, kërcënon paqen dhe stabilitetin në kontinent dhe më gjerë.
