Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe nga sot të integrohet plotësisht ushtarakisht në NATO, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Në konferencën për media tha se me konferencën finale integruese të Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s ka përfunduar “periudha e provës” për anëtarësimin e vendit në aleancë. Me këtë konferencë dhe nënshkrimin e sotëm të deklaratës, Maqedonia e Veriut, përfundon integrimin ushtarak në NATO dhe bëhet anëtare e barabartë në të gjitha pjesët ushtarake të Aleancës. Kemi treguar se i përmbushim objektivat e vendosura dhe se i japim rezultatet e pritura edhe në kushtet e një agjende shumë ambicioze. Kjo disi përfundon “periudhën tonë të provës” në NATO. Ne i kemi plotësuar kushtet për integrim ushtarak dhe për të vazhduar me të ashtuquajturin planifikim të përbashkët të NATO-s,” tha ministrja, Sheqerinska.
