Autoritetet e Maqedonisë kanë kthyer në Greqi, 700 refugjatë në mesin e tyre edhe 28 gazetarë dhe fotografë të huaj. Ata janë ndaluar nga policia maqedonase për kalim të paligjshëm të kufirit së bashku me një grup të madh refugjatësh. Ministria e Punëve të Brendshme e këtij shteti bën me dije se ata kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, Aktualisht gazetarët ndodhen në rajonin e policisë, dhe grupi më i madh prej rreth 700 refugjatëve janë kthyer në territorin grek. Refugjatët janë përpjekur për të kaluar lumin Konjska, që sipas burimeve greke, aktivistët e OJQ-ve greke i kanë drejtuar në këtë vend për të kaluar ilegalisht kufirin maqedonas në afërsi të një fshati.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …