Maqedonia, Shqipëria e Serbia në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” nënshkruan katër marrëveshje e memorandume

Maqedonia, Shqipëria e Serbia në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” nënshkruan katër marrëveshje e memorandume

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, ai i Shqipërisë Edi Rama, si dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në sferën ekonomike, atë të arsimit, kulturës dhe turizmit. Marrëveshjet, sipas tyre, do ta forcojnë edhe paqen dhe stabilitetin në rajon, pas agresionit rus në Ukrainë, për shkak të frikës nga ndikimi i ndonjë shteti tjetër, duke aluduar në Rusinë. Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, gjegjësisht, shmangies së pagesës së tatimit. Marrëveshja thekson nevojën për punë të përbashkët për të inkurajuar përmbushjen e detyrimeve tatimore në të tria vendet. Në tekstin e marrëveshjes së paraparë në fushën e njohjes reciproke të diplomave, iniciativa mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …