Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise. Ai mbeti i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare. Heroi i Popullit, Bajram Curri, me veprimtarine e gjate prej atdhetari konsekuent, ku krahas luftes per clirimin e bashkimin kombetar, spikat edhe perpjekja per konsolidimin dhe demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene gjurme te thella e te pashlyeshme ne ndergjegjen e kombit dhe konsiderohet si nje “figure e ndritur” e historise sone.
I lindur ne Krushe te Madhe, rruges ndermjet Gjakoves dhe Prizrenit i qarkuar nga bajonetat e trupave osmane qe asokohe i percillnin ne internim familjen. Asokohe, levizja kombetare shqiptare po ngjitej drejt kulmeve te veta dhe Kosova i ngjante nje vullkani aktiv. Ne zjarrin e luftes popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrerua. Pushka e tij u zbraz here mbi batalionet e ekspeditave ndeshkimore, te cilat me zjarr e hekur kerkonin nenshtrimin dhe taksa e ushtare per sulltanin, here mbi elemente vendas qe dilnin kunder rrymes se pergjithshme te kohes, duke bere kauze te perbashket per pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft shqetesuese edhe per shtetet shoviniste fqinje dhe aleatet e tyre te medhenj, qe lakmonin ose benin pazarlleqe ne kurriz te trojeve shqiptare. Levizja e pareshtur popullore, deri ne ate shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. ai ishte jo vetem luftetar i shquar, por edhe nje nder udheheqesit kryesore me te dashur per popullin e Malesise se Kosoves. Ne 1899 kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejes, vazhduese e vepres se Lidhjes se Prizrenit, Bajram Curri u be perkrahesi me besnik i Haxhi Zekes. Mandej, ndonese i pashkolle, ai do te behej nder perkrahesit me te forte te arsimit shqip. Ashtu si atdhetare te tjere te urte, ai kuptoi drejt se lufta per zhvillimin e arsimit dhe te kultures shqiptare ishte pjese perberese e Levizjes Kombetare, pjese e luftes per ruajtjen e individualitetit kombetar te popullit, kunder perpjekjeve asimiluese te autoriteteve osmane dhe qarqeve shoviniste qe qeverisnin monarkite fqinje. Edhe ne kete fushe, kontributi i Bajram Currit qe mjaft i rendesishem. Ne vitin 1912, atdhetari i vjeter u be nder drejtuesit kryesore te kryengritjes se pergjithshme antiosmane. Kjo kryengritje, me e madhja, me e organizuara dhe me e pjekura politikisht nder kryengritjet e periudhes se fundit te Rilindjes, i dha atij mundesine si prijes popullor nder me karizmatiket, qe te shfaqe me se miri aftesite organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri ne clirimin e Shkupit deshmuan vlerat e gjithanshme te “tribunit te vegjelise”. Emri dhe fjala e tij qysh nga kjo kohe u bene kushtrim per popullin, per cdo veprim ne te mire te lirise, bashkimit kombetar dhe demokratik. Kjo u vu re serishmi ne situaten e veshtire gjate viteve te Luftes Ballkanike dhe Luftes se Pare Boterore, kur Bajram Curri u rreshtua perkrah mbrojtesve me te flakte te pavaresise dhe kundershtareve te papajtueshem te copetimit te trojeve shqiptare. Ne kete kuader, gjithnje ne krye te forcave popullore, u perlesh me ushtrite pushtuese serbo-malazeze, ne Plave e ne Guci, ne Krasniqe e ne Gash. Komiteti “Mbrojtja Kombetare e Kosoves” me pas e pati nder ta zgjidhte ate anetar te vetin dhe t’i ngarkonte detyren e perfaqesuesit ne Konferencen e Paqes per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare.
Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me force edhe ne jeten politiko-shoqerore shqiptare te viteve 1920-1924. Ai dha nje ndihmese te dores se pare si ne luften per konsolidimin e shtetit te pavarur shqiptar, ashtu edhe ne konfrontimet qe i hapnin rruge demokratizimit te jetes politike ne Shqiperi. Edhe kesaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai i nje mbeshtetje te fuqishme dhe prijesin qe i duhej per te shpartalluar cdo pengese ne rrugen e sigurimit dhe konsolidimit te pavaresise se vendit. E therrisnin te ishte aty ku situata ishte me kritike, dhe ai me atdhetarizmin dhe aftesite e tij e normalizonte. Goditi e shpartalloi esadistet ne Shqiperine e Mesme ne prag te fillimit te Luftes se Vlores, mandej pa u clodhur ende, vrapoi ne Koplik per te sprapsur intervencionin jugosllav. Nje vit me vone, asgjesoi ne Mirdite komplotin e agjentures se Pashicit, te kryesuar nga kapedani separatist i krahines. Me pas, i pakenaqur nga politika e diktatit te qeverise mori pjese ne levizjen e marsit 1922, kurse ne 24 maj shpertheu ne Krume kryengritjen e armatosur ne favor te opozites liberale, e cila u kurorezua me fitoren e Qershorit. “Plaku u maleve” qe pushka e pare dhe e prapme e Revolucionit. Nuk mori rrugen e mergimit, kur Ahmet Zogu pasi kishte siguruar perkrahje nderkombetare me ndihmen e trupave te huaja, permbysi qeverine e Fan Nolit. Me arme ne dore iu ngjit perseri bjeshkeve te Krasniqes, kreu aksione ne Gash e Bytyc, por edhe ne Has udhezoi luftetaret kosovare t’i qendronin dhunes dhe politikes serbe te spastrimit etnik te Kosoves dhe pergatitej per te rifilluar ne pranveren e vitit 1925 nje kryengritje te re, qe do t’i sillte vendit nje regjim liberal demokratik, kurse Kosoves, shpresen per t’u cliruar e bashkuar me Shqiperine. Figura e Bajram Currit nuk mund te skicohet pa permendur vecanerisht kete synim final te tij, realizimi i te cilit do t’i krijonte kombit shqiptar hapesirat e nevojshme te merituara per zhvillimin normal e prosperitet. Jeta dhe vepra e shquar dhe masivisht e vleresuar, padyshim e vendosin Bajram Currin ne radhen e personaliteteve me te spikatur shqiptare te historise sone te re.
Populli e deshi prijes
Bajram Curri ne jeten dhe vepren e tij vetemohuese u be per popullin shqiptar nje nder heronjte me te dashur te te gjitha koherave. Ishte 16 vjec, kur iu desh te gjykonte per dy ngjarje jo te zakonta te jetes se familjes. E para kishte ndodhur ne 1862. Ishte pikerisht lindja e tij ne Krushe te Madhe, ne ate ‘qeren burg’ qe i conte ne internim familjen si reprezalje ndaj te atit, prijes i nje kryengritjeje antiosmane. Po ky prijes, ne vitin 1878 u vra nga populli, nga ish-bashkeluftetaret e tij, sepse luftoi perkrah Abdulla Pashe Drenit per mbrojtjen e mareshallit perandorak Osman Mehmet Ali Pashe Maxharit, qe kishte ardhur me misionin te percante Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, e ta detyronte t’i dorezonte Knjaz Nikolles se Malit te Zi, trojet shqiptare te caktuara nga Fuqite e Medha ne Kongresin e Berlinit. Luftetari i vjeter nuk kishte ditur te kuptonte se besa ndaj atdheut qendron mbi cdo beselidhje e aleance tjeter. Djaloshi i ri gjykoi drejt per cka kishte ndodhur e po ndodhte. Kjo percaktoi rrugen e jetes se tij, gjithnje me popullin ne rrugen, ne luften per aspiratat e tij sublim. Edhe populli e deshi per prijes, ia dha pa hezitim “voten”, duke e ndjekur pas jo vetem ne fitoret e bujshme, por edhe ne kohe te veshtira. Levizjet popullore qe nuk reshten deri ne shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. Ne 1899 u be perkrahes besnik i Haxhi Zekes dhe krah i sigurt i Lidhjes Shqiptare te Pejes, vazhdues i denje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit… Ne interes te clirimit kombetar, Bajram Curri hyri ne kontakt edhe me perfaqesues te levizjes clirimtare te kombeve te tjere te Ballkanit, duke kontribuar keshtu ne ngritjen e urave te mirekuptimit, te miqesise e bashkepunimit nderballkanik. Bindja se popujt e vegjel e te roberuar duhet te clirohen e te vellazerohen, e shoqeroi ate pergjate gjithe jetes. I pafrikshem dhe i pakorruptueshem, gjithnje besnik ndaj popullit dhe idealit qe i kushtoi tere jeten Bajram Curri, nuk mund te mos behej i dashur per popullin, por edhe tmerr e njeheresh i respektuar per armiqte, te vendit ose te huaj. Osmanet i bene atentate, austriaket e internuan, qarqet shoviniste serbe i premtuan nje pasuri te tere vetem te hiqte dore me cdo kusht ta shtinin ne dore, “gjalle ose vdekur”, sepse ekzistenca e tij donte te thoshte qendresen kryengritje, shperthim per liri, pavaresi e bashkim kombetar, per emancipimin politik e demokraci. Por “dragoi” nuk ishte i tille qe te pershtatej, dhe sic eshte shprehur vet, “me shpetue nji shpirt te korit veten, te tradhtoje atdheun”.
Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem, duke shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise, pjesen e fundit te jetes se tij epope, per te mbetur i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij,
Nga libri “Kosova per Kosoven” boruar në vitin (2006) vepër e studiuesit të mirënjohur, Maenglen Verli. Jane studime te hershme te autorit të shkruara qe ne vitin 1985, me rastin e 125-vjetorit te lindjes se Heroit te Popullit, Bajram Curri.