Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë së coronavirusit. Sipas mediave në vende të ndryshme të botës bëhet e ditur se rastet e konfirmuara nga coronavirusit në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën prej 377 mijë, duke u përhapur në 194 vende. Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ka thënë se numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përshpejtuar me të madhe. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, 85 për qind e rasteve të reja ishin në Evropë dhe në Amerikë, dhe përqindja e kësaj të fundit ishte 40 për qind. Që nga e hëna, me virus janë infektuar më shumë se 42,000 njerëz në SHBA, ndërsa 559 të tjerë kanë ndërruar jetë. E pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të bëhen epiqendra e parë, Harris potencoi se mund të jetë e mundur. “Ne po shohim një përshpejtim shumë të madh të rasteve në SHBA, kështu që ekziston potenciali”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …