Ish prokurorja e EULEX-it që paraqiti provat e korrupsionit në këtë mision e nga ku u largua nga puna më pastaj, Maria Bamieh ka rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’i marrë 423 mijë funta. Ajo i ka deklaruar gazetës autoritative britanike, “The Guardian” se në vend se ajo të lavdërohej për ekspozimin e provave të korrupsionit në EULEX, u keqtrajtua dhe u detyrua të largohej nga puna. “Besoj se duhet të isha lavdëruar dhe mbështetur nga Zyra e Jashtme e Britanisë (FCDO) për ngritjen e shqetësimeve të mia rreth korrupsionit të mundshëm brenda EULEX-it dhe trajtimit që kam pësuar më pas, por në vend të kësaj u ndjeva e braktisur,” është cituar të ketë thënë ish prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh. Gazeta britaneze “The Guardian” ka përkujtuar se prokurorja, Maria Bamieh, pretendoi se gjatë tetë viteve të fundit se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dështoi t’i ofrojë mbështetje pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …