Ministrja e Jashtme e Suedisë. Maria Malmer Stenergard u detyrua të largohej nga salla e parlamentit Riksdag, pasi në drejtim të saj u hodhën perime gjatë një debati rreth mënyrës sesi Suedia duhet të votojë për referendumin e OKB-së për Izraelin dhe Bregun Perëndimor. Stenergard u largua në momentin kur aktivistë pro-palestinezë filluan të bërtisnin dhe të hidhnin perimet në drejtim të ministres, e cila po fliste mbi situatën në Lindjen e Mesme, raporton gazeta Dagens Nyheter duke cituar kryetaren e Parlamentit suedez, Ann-Sofie Malm. Policia deri më tani ka arrestuar tre persona.

Utrikesminister Maria Malmer Stenergard (M) fick springa ut från en debatt i riksdagen när en påse tomater och lök kastades från läktaren. Bild: Riksdagen/TT