Maria Zaharova: Nëse Amerika i jep Ukrainës raketa me rreze të gjata veprimi, bëhet palë e drejtpërdrejtë në konflikt

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve  Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, tha se Amerika  do të trajtohet palë e drejtpërdrejtë e konfliktit nëse siguron raketa me rreze më të gjatë veprimi për Ukrainën. Në një konferencë javore për shtyp të mbajtur lidhur me çështjet në rendin e ditës, Zakharova vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara po  përpiqen që të zgjasin  sa më shumë konfliktet në Ukrainë dhe të kontrollojnë këtë situatë. Zyrtarët e SHBA-së nuk e fshehin se ushtria amerikane në muajt e fundit po përgatit për kundërsulm ushtrinë e Ukrainës, tha Zakharova, duke shtuar: “Atëherë kam një pyetje: Forcat e Armatosura të Ukrainës apo Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe Perëndimit?  Nëse Uashingtoni vendos të sigurojë raketa me rreze më të gjatë veprimi për Ukrainën, do të kalojë vijën e kuqe dhe do të bëhet palë e drejtpërdrejtë në konflikt, deklaroi Zaharova. (Anadolu Agency)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …