Maria Zaharova: Situata e sigurisë në Kosovë është afër shpërthimit të një konflikti me një shkallë të gjerë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka thënë se situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të një shkalle të gjerë. Këto deklarata, Zaharova i ka shpalosur duke i komentuar zhvillimet e fundit në veriun e vendit tonë, ku serbët kanë ngritur barrikada. Përkeqësimi i ri që tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën, vetëm provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikt real i shkallës së gjerë”, ka thënë Zaharova. Kryeministri i Kosovës dhe Komandanti i KFOR-it, janë pajtuar që barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen së shpejti për ta mundësuar lirinë e lëvizjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …