Marie Zimmermann: Tensionet mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave të zgjidhen në pajtim mes të dyja palëve

Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Zimmermann, është cituar të ketë deklaruar se tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve të udhëtimit duhet të zgjidhen në pajtim mes të dyja palëve. Tensionet e fundjavës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë ishin të mërkurën pasdite në rend të ditës së seancës së jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë.  Lufta e Ukrainës e ka rritur ndjeshmërinë tonë për konfliktet e tjera në botë. Prandaj edhe detyra jonë në Ballkanin Perëndimor është që të kujdesemi me mjete diplomatike që të arrihet qetësia”, tha më tej zonja  Zimmermann për Dojçe Vele.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …