Pak ditë pas sulmit me armë kimike nga regjimi vrastar i Bashar Al Asadit në Siri kundër qytetarëve të tij ku u vranë dhjetëra civil në mesin edhe 30 fëmijë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”. Sulmi është realizuar nga Marina amerikane e Mesdheut nga e cila janë lëshuar 56 raketa “Tomahaëk”, në drejtim të aeroportit ushtarak dhe zonës ku u përdorën armët kimike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka konfirmuar njoftimin se ai ka dhënë urdhër për sulm mbi aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”. I bëj thirrje të gjithë kombeve të civilizuara, të na bashkohen neve, për të kërkuar t’i japim fund kësaj masakre e gjakderdhjeje në Siri dhe për t’i dhënë fund terrorizmit të të gjitha llojeve”, u shpreh Trump, menjëherë pas nisjes së ofensivës ajrore, ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp. Sulmi mbi aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat” është ndërmarr para pak orëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …