Marina egjiptiane shpëtoi nga vdekja 37 turistë të shteteve të ndryshme të botës, në bordin e një varke që ishte përmbysur

Marina egjiptiane ka shpëtuar nga vdekja  37 turistë  të kombësive të ndryshme në bordin e një varke turistike pasi ajo u përmbys”,  ka njoftuat në një deklaratë zëdhënësi ushtarak egjiptian, Garib Abdel Hafez. Varka kishte 14 anglezë, tre gjermanë, katër belgë, tre spanjollë, një irlandez dhe një zviceran në bord, përveç 11 egjiptianëve në mesin e ekuipazhit dhe zhytësve”, shtoi ai. Abdel Hafiz tha se pasagjerët e shpëtuar morën kujdes mjekësor pas mbërritjes së tyre në bazën detare të Detit të Kuq. Bregdeti i Detit të Kuq përfshin një numër vendpushimesh në  lundrime të vazhdueshme që tërheqin turistët të cilët shkojnë në Egjipt.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …