Ende nuk dihet nëse Lista ‘Srpska’ do të mbështesë ndonjërin nga kandidatët për president të Kosovës apo do të dalë me një propozim të saj. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Lubomir Mariq ka thënë se janë duke e shqyrtuar situatën në terren. Ai ka thënë se janë duke biseduar edhe me kolegët e tyre në Kosovë, por edhe me Bashkësinë Ndërkombëtare lidhur me atë se cilin prej kandidatëve do ta mbështesin. Mariq ka bërë të ditur se këtë vendim do ta marrin pas një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë. Më tej, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që mbështetja e kandidaturës së Hashim Thaçit për president, të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …