Ministri nga radhët e Listës ‘Srpska’ në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq, ka paralajmëruar se ‘Trepça’ do të diskutohet në kuadër të bisedimeve në Bruksel. Duke folur për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë, ai ka thënë se përfaqësuesit serbë në Qeverinë e Kosovës i kanë thënë kryeministrit, Isa Mustafa se vendimi për formimin e një komisioni për Trepçën nuk është i mirë. “Ky vendim nuk është ai për të cilin kemi biseduar dhe qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar – statusi i “Trepçës” duhet të trajtohen në nivel të Brukselit”, është shprehur Mariq. Ai, më tej, ka përkujtuar se Qeveria e Kosovës në janar të vitit të kaluar është përpjekur që t’a transformojë “Trepçën”, por që Beogradi e kishte parandaluar këtë skenar duke iu falënderuar pozicionit të tij ndërkombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …