Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq ka thënë se janë të papranueshme kërkesat për shtyrjen e themelimit të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Në një prononcim për agjencinë e lajmeve Tanjug, ai ka thënë se pret që pa shtyrje të mëtejshme të zbatohet ajo pjesë e Marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë themelimin e Asociacionit. Mariq ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të miratojë vendimin të cilin do ta konfirmojë Gjykata Kushtetuese, me çka do të krijohet korniza për hartimin e statutit të Asociacionit. Ai ka rikujtuar se bashkësia ndërkombëtare është garantuese e marrëveshjeve të Brukselit dhe se asaj i bie përgjegjësia më e madhe për themelimin e Asociacionit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …