“Marjan Cubi - urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës”, dokumentari shfaqet në Prishtinë  në 13 Gusht 2021

“Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës”, dokumentari shfaqet në Prishtinë  në 13 Gusht 2021

Në Prishtinë të premtën e 13 Gushtit 2021 në sallën e Katedralës “Shën Nënë Tereza”, me fillim në orën 19:00, promovohet dokumentari “Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës  me regji të Ilir Buçpapajt, gazetarit të njohur të Radio Televizionit Shqiptar.

Marjan Cubi është veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, anëtar i Kryesisë dhe arkatar i  Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, në Nju Jork ishte kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku janë mbledhur e dorëzuar mëse 2 milionë dollarë.

Dokumentari vjen në Prishtinë nga Nju Jorku, ku më parë është shfaqur të dielën e 13 Qershorit 2021 në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”. Në promovimin në Kryeqytetin e Kosovës do jetë edhe Marjan Cubi, për të cilin që nga fëmijëria në vendin e lindjes në Drenoc të Klinës e deri në ditët e sotme flet dokumentari mëse dyorësh, ndërsa do ketë edhe fjalë rasti nga Këshilli Organizativ e pjesëmarrësit, mes të cilëve pritet të jetë edhe Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. (Behlul Jashari)

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …