Mark Gjonaj: Detyra më e ngutshme në Shqipëri tani është kapërcimi i traumave të fëmijëve

Mark Gjonaj: Detyra më e ngutshme në Shqipëri tani është kapërcimi i traumave të fëmijëve

Anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, ka thënë se “Diaspora është thesari i Shqipërisë”. Ai i bëri këto komente nga Tirana që po e viziton prej disa ditësh për shkak të tërmetit. “Ndihma jonë nga SHBA është një dëshmi se kush jemi ne. Ne kurrë nuk e harrojmë vendlindjen, ne kurrë nuk do ta harrojmë mëmëdheun”, ka thënë zoti Gjonaj. Veprimtari i njohur komunitetit shqiptaro – amerikan tha se ishte mjaft i prekur nga pamjet dhe pasojat e rënda në njerëz dhe objekte, që shkaktoi tërmeti. Ai theksoi se detyra më e ngutshme është kapërcimi i traumës së fëmijëve. Ata janë më të dëmtuarit dhe kthimi i tyre në normalitet është puna më e vështirë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …