Mark Lancaster: Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës, përmes misionit të NATO-s

Mark Lancaster: Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës, përmes misionit të NATO-s

Ministri britanik i mbrojtjes, Mark Lancaster, ka deklaruar se Britania e Madhe do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës, përmes misionit të NATO-s. Duke folur në një event të Muzeut të Ushtrisë Kombëtare, Lancaster tha se e kujton pritjen e ëmbël që i ka bërë Kosova 20 vjet më parë. “E mbaj mend mirë se si më pritën kosovarët 20 vjet më parë kur shkova atje. Kjo shoqëri nuk harrohet nga asnjë vend, kështu që ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për stabilitet në rajon”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …