Zyrtarët e lartë ushtarakë amerikan kanë paralajmëruar se në rast të sulmit të armatosur të Rusisë kundër Ukrainës, pasojat do të jenë të mëdha për të dyja palët. Ata kanë tërhequr vërejtjen se Rusia do të mbjellë një rrugë të përgjakshme e shkatërrimi për të gjitha palët, nëse vendos t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Ukrainën, duke përdorur forcën ushtarake. Gjatë një konference për medie, shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjenerali Mark Milley ka theksuar se tragjedia mund të shmangej nëse Moska do të ishte e gatshme të tërhiqej. “Duke pasur parasysh llojin e forcave që janë grumbulluar, forcat e manovrimit tokësor, artilerinë, raketat balistike, forcat ajrore, nëse të gjitha këto bashkë do të lëshoheshin në Ukrainë, pasojat do të ishin të mëdha. Do të rezultonte në një numër të konsiderueshëm viktimash. Dhe e merrni me mend se çfarë do të sillte kjo në zonat e dendura urbane. Do të ishte diçka e tmerrshme, gjë që nuk është e nevojshme të ndodhë” ka theksuar mes tjerash shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …