“Holanda nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte, por shprehet se Shqipëria nuk është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi. I pyetur nëse ishte 2025 një afat realist për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte u përgjigj nuk ishte qëllim në vetvete. “Unë nuk kam asnjë ide. Dhe ky nuk është një qëllim. Ne nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE-së, por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e rreptë dhe e drejtë. Ky është gjithmonë pozicioni ynë”, përfundoi ai. Franca vendosi veton duke bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në samitin e liderëve të BE-së në tetor të këtij viti, ndërsa këtij vendimi iu bashkua edhe Holanda me Danimarkën. Shumë prej krerëve të vendeve në Bashkimin Evropian janë shprehur se ky vendim është një gabim strategjik i Unionit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …