Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shtet i cili është skeptik që t’u lejohet kosovarëve të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen, ka pasur sërish dilema nëse duhet të ndodhë liberalizimi i vizave. Ai këto qëndrime i bëri para gazetarëve kur po fillonte Samiti BE-Ballkani Perëndimor. “Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte. Franca dhe Holanda janë dy vendet e unionit që pavarësisht plotësimit të kritereve nga Kosova për heqje vizash akoma hezitojnë të marrin vendimin pro. Edhe pse liberalizimi i vizave për Kosovën s’është në agjendë, ka shpresë që kjo të diskutohet nga udhëheqësit e BE-së.