Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të aleatëve për të garantuar që misioni i KFOR-it në Kosovë të ketë burimet dhe forcat e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë. Në një konferencë për media pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, Rutte tha se situata në Kosovë dhe misioni i KFOR-it ishin ndër temat kryesore të diskutimeve. Rutte theksoi se NATO është e ndërgjegjshme për tensionet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili, sipas tij, nuk po ecën në drejtimin e dëshiruar. Ai përsëriti rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për KFOR-in, në mënyrë që të ruhet stabiliteti dhe siguria në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit
Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …