Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Asociacionin e komunave serbe duhet ta formojnë serbët e Kosovës, sipas marrëveshjes së Brukselit, e jo politikanët shqiptarë, shkruan agjencia e lajmeve Tanjug. Mbrëmë është mbajtur një takim në mes të kryetarit Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për të cilin mediet raportuan se janë pajtuar që të fillojnë me themelimin e Asociacionit. Në lidhje me këtë, Gjuriq vlerëson se kjo ngjan në një lloj loje politike, me anë të së cilës serbët në Kosovë duhet t’u nënshtrohen atyre politikisht.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …