Marko Gjuriq

Marko Gjuriq: Delegacioni i Beogradit ka ngritur çështjen e Asociacionit të komunave serbe

Pas deklaratave të zyrtares për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, e cila ka thënë se  është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, kjo informatë  është mohuar nga pala serbe. Zyrtari serb, Marko Gjuriq, ka thënë se delegacioni i Beogradit gjatë bisedimeve në kuadër të dialogut teknik me ndërmjetësimin e BE-së, ka ngritur çështjen e Asociacionit të komunave serbe dhe se “Prishtina është konfuze kur bëhet fjalë për ekipin e menaxhimit të themelimit të saj”, shkruan Tanjug. Sipas Gjuriqit, ai personalisht nga zyrtarët më të lartë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ka dëgjuar se ekipi i menaxhimit është formuar. “Unë personalisht mbështes themelimin e Asociacionit. Unë mendoj se kjo sjell paqe dhe siguri për serbët dhe shqiptarët”, tha Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …