Gjuriq reagon ndaj kërkesës se ambasadores se SHBA-ve në OKB, Nikki Haley për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Marko Gjuriq provokon përseri thotë së kosovarët po përgatiten për luftë, ata nuk e duanë paqen

Drejtori i të ashtuquajtures Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i arrestuar ditë më parë në veri të vendit nga autoritetet kosovare, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit në mënyrë të njëanshme nga Lista Serbe. Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Twitter, Gjuriq ka thënë se autoritetet e Qeverisë së Kosovës nuk duan paqe, dhe se ata po përgatiten për luftë. “Nga deklaratat e Ramush Haradinajt, është e qartë për të gjithë se në Prishtinë ka njerëz që nuk e duan paqen, por po përgatiten për luftë këto deklarata të Haradinajt tregojnë se kosovarët po përgatiten për luftë”, ka shkruar Gjuriq. “Ka të drejtë Ramush Haradinajn kur thotë që nuk mund të ketë ndarje dhe shkëmbime të territoreve të Kosovës, sepse i gjithë territori i Kosovës është pjesë e Republikës së Serbisë”, ka shkruar nder të tjera Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …