Zyrtari i gjykatës në Mitrovicë, Marko Jakshiq nga komuniteti serb në Kosovë, thotë se veriut të Kosovës i duhet autonomi e plotë. Ai ishte në grupin e serbëve të cilët më 5 nëntor braktisën institucionet në nivelin qendror dhe atë komunal përshirë edhe gjykatat, Policinë, Doganën, si shenjë revolte ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat. Jashkiq, i pakënaqur me të drejtat që i ka si serb në Kosovë, thotë për prestigjiozen britanike, “Fajnenshel Taims” se “serbëve duhet t’u garantohet përfaqësimi i barabartë etnik në institucione”. Ai i indinjuar me tej zgjatjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi fajëson autoritetet në Kosovës se janë të fokusuar vetëm në njohjen e Kosovës nga Serbia. Përgjigje lidhur me pakënaqësinë e qytetarit serb nga Kosova ka pasur pikërisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai në një intervistë të dhënë për gazetarin e Fajneshel Tajms, Marton Dunai, ka thënë se nuk mund të kërkosh të drejtat pa e njohur shtetin e Kosovës. Ne duam që të gjitha pakicat në Kosovë t’i përdorin të drejtat gjithëpërfshirëse të parashikuara në kushtetutën tonë dhe duam që ato të integrohen plotësisht, ka thënë Albin Kurti.
