Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, ka vlerësuar se është e domosdoshme të ketë angazhim për përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në çështjet e përditshme, ndërkohë që pjesa politike e normalizimit, që lidhet me njohjen de facto, nuk ka përparuar. Ai është cituar të ketë deklaruar më tutje se Marrëveshja e Ohrit, po përballet me pengesa për shkak të moszbatimit të detyrimeve kyçe, si formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Eksperti, Marko Prelec ka nënvizuar se njohja e de fakto e Kosovës nga Serbia do të realizohej përmes Marrëveshjes së Ohrit. “Marrëveshja është e pazakontë. Nuk është nënshkruar kurrë; ishte deklarata e Borrellit ajo që e shpalli të pranuar. Thelbi i marrëveshjes përfshin një seri lëshimesh nga të dyja palët. Beogradi duhej të ndërmerrte hapa drejt njohjes de facto, ndërsa Prishtina duhej të siguronte autonomi më të madhe për komunitetin serb,” ka theksuar mes tjerash, eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …