leoni

Kurti: E kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike edhe unë jam i frustrutar...shteti gjakonte

Marko Prelec: Lëvizja Vetëvendosje është e zhgënjyer nga rezultatet në zgjedhjet lokale

Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë  ka deklaruar se Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ka përmbushur pjesërisht pritjet e tij, duke sqaruar se  ai nuk pret marrëveshje të rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2022, edhe për shkak se Kurti dëshiron të mos i japë proritet këtij procesi. Prelec beson se Kosova do të ishte mirë që ta provonte se çfarë mund t’i ofrojë iniciativa rajonale, “Ballkani i Hapur”. Sa i përket sundimit të ligjit, Prelec thotë se Qeveria e Kurtit duhet të ketë kujdes që luftën kundër krimit të mos e bëjë mbi baza etnike. Lëvizja Vetëvendosje është e zhgënjyer nga rezultatet në zgjedhjet lokale, ndonëse kjo nuk është diçka e pazakonshme për një parti që ka marrë pushtetin në një valë të zemërimit me udhëheqësinë e kaluar politike. Është sfidë që të organizohet një lëvizje e madhe me njerëz për të kundërshtuar të kaluarën dhe në të njëjtën kohë të identifikohen liderë lokalë karizmatikë për të krijuar në infrastrukturë politike, që më pas të ketë sukses në zgjedhjet lokale. Nuk është e çuditshme që dolën keq ka saktësuar,  analisti,  Marko Prelec.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …