Marrëveshja për koalicion në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është stërzgjatur. Pavarësisht deklaratave të kryetarëve të të dyja partive se qeveria do të formohet shpejt pas zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV-së e LDK-së nuk i mjaftuan as 3 muaj kohë. Kryetarja e Alternativës, deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka theksuar se procesin e negociatave mes Vetëvendosjes e LDK-së e kanë përcjellë kërkesa të shumta. Meqë tashmë është zgjedhur kryetari i Kuvendit Kusari thekson se rishqyrtimi i kësaj pozite në bisedimet për bërjen e qeverisë do të ishte tendencë e LDK-së që të krijojnë arsye për të mos e bërë qeverinë me Vetëvendosjen. Ajo thotë se Albin Kurti ia ka ofruar këtë post LDK-së deri më datën 24 dhjetor, kur edhe u mbajt seanca konstituive dhe tashmë Kusari konsideron se kjo pozitë duhet të jetë çështje e mbyllur.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …