Përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në mbledhjen e katërt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes vendit dhe unionit evropian, ka sjellë reagime të shumta në vendin tonë. Zyra e BE-së në Kosovë, e ka arsyetuar fusnotën në entitetin Kosovë duke thënë se është në përputhje përbrenda kornizës ligjore të MSA-së. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është nënshkruar dhe ratifikuar me Kosovën dhe fusnotën. Rrjedhimisht Këshilli i Stabilizim-Asociimit i krijuar nga MSA-ja duhet të punojë përbrenda kësaj kornize ligjore. Të pyetur nëse fusnota cenon integritetin sovran të Kosovës, nga kjo Zyrë kanë thënë se Kosova, sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, e kanë perspektivën e qartë evropiane. “Kosova është pjesë e politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe ka një perspektivë të qartë evropiane, së bashku me partnerët e tjerë në rajon, në përputhje me konkluzionet e samitit të Selanikut të vitit 2003”, njofton një zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …