Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka vlerësuar se edhe nëse pastrohen parimet e Marrëveshjes për Asociacionin, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese, marrëveshja prapëseprapë mbetet e dëmshme për vendin. Në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se Lëvizja për Bashkim nuk e ka përcjellë me vëmendje të madhe aktvendimin e Kushtetueses për Asociacionin, pasi që sipas tij, ky subjekt e trajton politikisht Marrëveshjen e 25 gushtit. Klinaku, mes të tjerash, ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja pas konstatimit se Marrëveshja e Asociacionit shkel Kushtetutën. “Lidhja e shkeljes së Kushtetutës me zgjedhje është krejtësisht e gabueshme. Eventualisht ai që e ka shkelur Kushtetutën mund të shkojë në dorëheqje, por dorëheqja nuk dërgon automatikisht në zgjedhje”, ka vlerësuar Avni Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë nga Serbia në Kosovë po zgjasin me orë
Ashtu si zakonisht kur udhëtojnë për t’i kaluar pushimet në Kosovë, pritjet e mërgimtarëve tonë …