Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet në Kuvend ashtu sikur kjo marrëveshje është arritur më herët. Ai nuk ka përmendur ndonjë datë të caktuar se kur do të procedohet në Kuvend marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. I pyetur për kërkesat e Bashkimit Evropian që demarkacioni të procedohet para pushimeve, Mustafa ka thënë se do të punojnë ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Evropian por nuk ka saktësuar se i ka apo jo votat koalicionin qeveritar, përderisa procesi i miratimit në Kuvend është shtyrë me muaj të tërë.
Kontrolloni gjithashtu
Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve
Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …