Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat në mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes Haxhi Avdyli e Artan Abrashi, në Kuvend. E gjithë përplasja nisi pas deklaratës së deputetit Shala, i cili adresoi një serë kritikash lidhur me këtë projekt. Sipas tij, marrëveshja për ndërtimin e tunelit përmban tetë nene të shkruara keq dhe të paqarta. Ai e quajti të dyshimtë edhe mënyrën si parashihet të realizohet projekti. Kjo marrëveshje përcakton mënyrën dhe metodologjinë e një projekti dhjetëra milionësh. Gjithçka u lihet dy grupeve të punës. Në asnjë nen të marrëveshjes nuk kemi qartësi juridike. Për më keq, as zgjedhjen eventuale të kontesteve nuk e definon. Nuk ka auditim. Jashtëzakonisht është e dyshimtë mënyra se si do të realizohet ky projekt, ka thënë Shala. Në kundërpërgjigje deputeti nga GP i LVV-së, Haxhi Avdyli akuzoi PDK-në se me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ka bllokuar mbi 300 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …