Kosova pritet të forcojë pavarësinë energjetike me Programin e ri Kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit dhe në të njëjtën kohë të kursejë miliona euro në vit. Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Mijëvjeçarit pritet të nënshkruajnë këtë javë në Uashington marrëveshjen për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236 milionë dollarësh, që përqendrohet në projekte të energjisë. Nënshkrimi do të bëhet në një ceremoni të organizuar në Kongresin amerikan, ku nga Kosova do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …